Gjyqtarët ishin në unison sa i takon masave që duhen të marrin për sigurinë e gjykatave. Ky ishte thelbi i diskutimeve mes 260 gjyqtareve te të gjithë vendit, te cilet u mblodhem këtë të enjte në polin e drejtësisë. Kjo mbledhje erdhi pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në krye te detyres. Pas 5 orësh mbledhje, gjyqtarët dolën në një vendim përfundimtar, i cili u komunikua nga gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Albana Boksi.