Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale këtë të shtunë, kryedemokrati Sali Berisha komentoi edhe cështjen e ish shefes së SHISH, Vlora Hysenit. Sipas tij, Hyseni po i kthen reston bashkëpunëtorëve që e tradhtuan. Po ashtu, Berisha i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit amerikan në Shqipëri, Eric Ëendt me shpresën se do të japë një ndihmë të madhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Edhe njëherë tjetër, Berisha ka hedhur akuza ndaj SPAK për mosveprim ndaj Ramës për cështje të cilat kreu i PD I ka denoncuar publikisht, ku përfshihen prova direkte që përfshijnë kreun e qeverisë.