Syri të shihte vetëm stepa të zhuritura kur një avion i vogël u ngrit nga një aeroport në Kazakistanin jugor, duke nisur një mision delikat: të sjellë shi në tokën e djegur poshtë. Për të përballuar thatësirat e rënda dhe mungesën e reshjeve në vend, Kazakistani i është drejtuar mbjelljes së reve, një metodë e modifikimit të motit e paparë më herët në Azinë Qendrore. "Avioni është i pajisur me një sistem ndezjeje të mbjelljes së reve", shpjegon për AFP-në Ahmed Aljaberi, një pilot në qendrën meteorologjike të Emirateve të Bashkuara Arabe, që kryen rregullisht mbjelljen e reve në vend dhe po bashkëpunon tani me Kazakistanin në këtë projekt.