Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i ka bërë thirrje qeverisë që të ndërhyjë për të ruajtur mbrojtur fermerët e ullirit në kushtet e një mbiprodhimi. Ai ka kërkuar që shteti të inkurajojë këtë sektorë jo vetëm me promovim, por edhe me instrumenta fiskalë. Duke u ndalur tek pjesa e stokut të ullirit dhe vajit që vjen prej tij, anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë kërkon jo vetëm ruajtjen por edhe shtimin e tij. Po ashtu kërkon mbështetje të fermerëve bazuar në hektarët e mbjellë, numrin e rrënjëve apo dhe sasinë e prodhimit.