Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet për të parandaluar aksidentet dhe për të kontrolluar fluksin e trafikut. Gjatë 48 orëve të fundit, fokusi kryesor ka qenë parandalimi i shkeljeve të rëndësishme, siç është mosrespektimi i radhës së lëvizjes, sidomos në Unazën e Madhe, ku këto shkelje shkaktojnë bllokim të trafikut dhe mund të shkaktojnë edhe aksidente.