Me më shumë se 500 milionë dollarë gjoba gjyqësore mbi shpinë, Donald Trump është detyruar të shesë një nga dy avionët privatë që zotëron. Ish-presidenti i SHBA transferoi pronësinë e Cessna Citation X të vitit 1997 më 13 maj. Ndërsa është e paqartë se për sa para e shiti avionin, kompania private e aviacionit evoJets vlerëson se një Citation X kushton rreth 8.5 deri në 10 milionë dollarë.