Kryeministri Edi Rama tha se koha kur politika ushtronte presion mbi administratën ka marrë fund. I pranishëm në programin kombëtar të praktikave të punës, një mundësi kjo për të rinjtë e moshës nga 21 deri në 26 vjeç, kreu i qeverisë tha se ligji për administratën publike i miratuar në mandatin e parë të PS, e ka zgjidhur këtë problematikë.