Autoritetet spanjolle kanë lejuar mijëra banorë të evakuuar të rikthehen në shtëpitë e tyre, pasi janë hequr kufizimet disa zona. Vetëm në rajonin e Madridit, rreth 24 mijë persona janë lejuar të kthehen, ndërsa janë hequr bllokimet edhe për 20 mijë të tjerë. Megjithatë, situata mbetet kritike, pasi Spanja dhe Franca po përballen me valën e katërt të të nxehtit këtë verë. Disa vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se temperaturat e larta, lagështia e ulët dhe erërat e forta mund të shkaktojnë riaktivizimin e flakëve.