Dy tërmetet e fuqishme që tronditën kufirin turko-sirian, kanë shkaktuar bilanc tragjik, ku deri më tani llogaritet të jenë mbi 33 mijë viktima në të dyja vendet. Kjo e dielë, shënon ditën e 7 të tërmetit dhe shpresat për të gjetur ende persona të gjallë nën rrëonoja, dita ditës po shuhen. Në këtë ditë të shtatë, skuadrat e shpëtimit nxorrën një foshnje shtatë muajshe nga rrënojat e një ndërtesë në Hatay, në Turqinë jugore, plot 139 orë pas tërmetit të së hënës.