Jo pak por 23 342 fëmijë të lindur që nga fillimi I vitit deri më tani, kanë përfituar nga program mbështetës i qeverisë për bonusin e bebeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë publik lajmin. “me lajmin e bukur se 23,342 fëmijë që kanë sjellë gëzim për familjet e tyre këtë vit, kanë ardhur në jetë bashkë me bonusin e bebes falë mbështetjes tonë për çdo të porsalindur, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkuan Rama në postimin e tij. Shpërbimi për fëmijët e porsalindur u vu në jetë nga qeveria në vitin 2019.