Top News/ Mbi 22 mijë gjoba dhe 161 leje drejtimi të pezulluara në një javë, 56 shoferë të arrestuar
25/08/2024 10:40

Drejtoria e Policisë Rrugore/Masa të shtuara për të parandaluar aksidentet rrugore. Nisur nga fluksi shumë i lartë i automjeteve që qarkullojnë në akset rrugore nacionale, zonat bregdetare, turistike, dhe në zonat e mëdha urbane, si dhe nga shkeljet e shumta të rregullave të qarkullimit rrugor të konstatuara nëpërmjet mjeteve inteligjente, Policia Rrugore ka intensifikuar masat me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë, dragera dhe telescope, gjatë javës që lamë pas: -janë pezulluar 161 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt; -janë arrestuar 56 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 22 260 masa administrative, nga këto: - 6212 për shpejtësi tej normave të lejuara; - 1123 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; - 1125 për mospërdorim të rripit të sigurimit; - 2100 për parakalime të gabuara; - 178 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; - 108 për manovra të rrezikshme në rrugë; - 213 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit; - 9229 për parkim të gabuar; - 1972 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Gjatë javës që kaloi, është goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 1 rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljen e konstatuar.

Top Channel/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me…
26/03 22:30
Top News- Blinken flet për ‘non gratën’ e Berishës: Unë qëndroj pas sanksioneve, asnjë dyshim
26/03 22:22
Top News- Banesa përfshihet nga flakët në Durrës, alarm tek banorët e pallateve
26/03 21:12
Top Channel/ Gjyqi për kreun e BKH, Gentian Ndoj padit KLP që votoi Joni Ketën
26/03 20:23
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant! Oferta deri në 70% në kompanin 30-vjeçare
26/03 20:06
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03 20:02
Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11