Numri i viktimave në Marok po vijon të rritet, teksa deri më tani janë konfirmuar mbi 2,100 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 2,421 të tjerë të plagosur. Ekipet e huaja të shpëtimit i janë bashkuar Marokut për t'u dhënë ndihmën e tyre. Kryeqyteti i Maroku, Rabat ka pranuar ofertat e ndihmës nga Spanja, Britania, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Por edhe vende si Franca apo SHBA janë shprehur të gatshme për të ndihmuar Marokun.