Më shumë se 200 kompani ukrainase po zhvillojnë porodhimin e dronëve, duke kontribuar në rritjen e prodhimit vendas me 100 herë më shumë brenda një viti. Kështu deklaroi kryeministri i Ukrainës, Denis Shmyhal në një deklaratë para parlamentit, ku ndër të tjera shtoi se industria e mbrojtjes ka ndryshuar rrënjësisht, në përgjigje në luftës ndaj pushtimit rus, që ka nisur prej shkurtit të 2022-shit.