Shqipëria renditet ndër vendet më të shtrenjta në botë për të blerë një banesë në raport me të ardhurat e familjeve. Sipas të dhënave të raportit Ëorld Cities Report 2026, të publikuara nga Visual Capitalist, një familjeje shqiptare i duhen mesatarisht të ardhurat e 15.7 viteve për të përballuar blerjen e një shtëpie. Në Europë, vetëm Serbia paraqitet me një tregues edhe më të lartë, prej 15.9 vitesh të ardhura, ndërsa Shqipëria renditet mes 26 vendeve më pak të përballueshme në botë për blerjen e një banese.