Ekipet e shpëtimit në Afganistanin lindor po vazhdojnë operacionet për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja, pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin të dielën mbrëma. Sipas të dhënave të fundit nga qeveria e udhëhequr nga talibanët, numri i viktimave ka kaluar 1400, ndërsa mbi 3 mijë persona janë lënduar.