Gjykata e Durrësit vendosi të lë në paraburgim Mikel Picin dhe Piro Rushin, dy personat e arrestuar tre ditë më parë në portin e Durrësit pasi u kapën me rreth 13 kg heroinë. Gjyqtari i cështjes Rexhep Bekteshi e vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e dy perosnave, ndërsa ata do mbahen në qelinë e paraburgimit deri në seancë tjetër gjyqsore ku do të merret vendimi përfundimtar.