Top News- Mbi 120 viktima nga tërmeti, temperaturat e ulëta ngadalësojnë kërkimet në Tibet
07/01/2025 20:15

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë punën për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave që u shemben pas tërmetit të fortë me magnitudë 7.1 që goditi rajonin e Tibetit gjatë mëngjesit të së martës. Të paktën 126 viktima janë regjistruar deri më tani ndërsa 188 të tjerë janë plagosur. Mediat shtetërore raportojnë se 1.000 shtëpi janë dëmtuar në Tibet. Tërmeti u ndje edhe në Nepalin fqinj dhe në pjesë të Indisë. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi se tërmeti kishte magnitudë prej 7.1 ballësh dhe goditi në një thellësi prej rreth 10 kilometrash. Kina e regjistroi tërmetin si 6.8 ballësh. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 75 kilometra në verilindje të Malit Everest, i cili shtrihet në kufirin mes Kinës dhe Nepalit. Kjo zonë është sizmologjikisht aktive, pasi aty përplasen mes tyre pllakat nëntokësore të Indisë dhe Eurazisë. Rreth 50 lëkundje u ndjenë pas tërmetit, ndëërsa zona turistike e Malit Everest në anën kineze u mbyll. Rreth 1.500 zjarrfikës dhe pjesëtarë të skuadrave të shpëtimit janë dërguar për të kërkuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja, sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave. Gjithashtu, 200 ushtarë iu bashkuan operacionit të kërkimit, raportojnë mediat shtetërore. Temperaturat ndërkohë nuk ndihmojnë aspak. Administrata meteorologjike e kinës tha se temperaturat pranë epiqendrës së tërmetit janë -8 gradë celcius aktualisht dhe do të zbresin në -18 gradë gjatë natës. Si energjia ashtu edhe uji i pijshëm në rajon janë ndërprerë.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30