Top News/ Mbi 11 të vrarë nga sulmi izraelit. Sulmi në Bejrut, IDF përdori raketë antibunker
23/11/2024 17:41

Të paktën 11 civilë kanë gjetur vdekjen dhe dhjetra të tjerë janë plagosur nga bombardimi i fundit izraelit mbi një godinë tetëkatëshe në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Mediat vendase thanë se në sulmin e fundit, Izraeli ka përdorur një raketë antibunker, që më herët është përdorur edhe për të vrarë udhëheqësit e Hezbollah, përfshirë këtu Hassan Nasrallah. Përdorimi i kësaj rakete sugjeron se një zyrtar i nivelit të lartë mund të ketë qenë në shënjestër, ndërsa ushtria izraelite nuk ka komentuar në lidhje me këtë sulm. Ministria libaneze e shëndetësisë tha se më shumë se 60 persona ishin plagosur dhe se numri i viktimave pritej të rritet pasi do të kryheshin testet e ADN-së në pjesët e trupit që ishin gjetur. “Ishte një shpërthim shumë i tmerrshëm. Të gjitha dritaret dhe xhamat ishin mbi mua, mbi gruan dhe fëmijët e mi. Shtëpia ime tani është një fushë beteje”, tha një banor i zonës. Paralelisht me sulmet ajrore, Izraeli po përparon edhe në tokë në jug të Libanit. Sipas raportimeve, ushtria izraelite po i afrohet Luginës së Bekas, ku ka një prani të fort të Hezbollahut.

Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45