Roja bregdetare italiane bëri operacione të shumta shpëtimi të premten për të shpëtuar qindra emigrantë që kishin mbushur disa varka përreth bregdetit italian, vetëm dy javë pasi të paktën 73 persona u mbytën pasi u përplas varka e tyre. Në një deklaratë të rojes bregdetare thuhet se “mbi 1 mijë persona ishin në rrezik”.