Shqipëria vijon të ketë një nga flotat më të vjetra të automjeteve në Europë, me rreth 91% të makinave në qarkullim që janë mbi 10 vjet të vjetra. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, 43% e autoveturave në vend janë mbi 20 vjet të vjetra, duke e renditur Shqipërinë të dytën në Europë pas Gjeorgjisë.