Një mijë shtetas rus dhe bjellorusë janë shpallur si kërcënim për sigurinë kombëtare nga Lituania, e cila tha se do tua anulojë lejeqëndrimet e përhershme në këtë vend. Vendimi vjen pasi Qeveria u ka kërkuar rusëve dhe bjellorusëve që ta plotësojnë një anketë, në të cilën ka pasur pyetje për qëndrimet e tyre lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë dhe për statusin e Krimesë, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Moska më 2014.