Eshtrat kockore të gjetura në varret masive në Zubin Potok, iu përkasin të paktën 23 personave, sipas vlerësimeve paraprake të Prokurorisë Speciale dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore. “Identifikimi i plotë do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse”, u tha në njoftimin zytar. Gërmimet në Zubin Potok nisën më 28 korrik pas një hetimi dyvjeçar lidhur me dyshimet për krime lufte, dhe u zhvilluan në Kalludër të Vogël, Jabukë dhe në një lokacion tjetër në këtë komunë.