Akuzat e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, drejtuar impiantit të përpunimit të mbetjeve në Tiranë, u cilësuan gjobëvënie politike dhe presion i vazhdueshëm në dëm të ecurisë së punës nga shoqëria konçesionare Integrated Energy. Deputetja Kryemadhi pretendonte se ky impiant nuk kryen trajtimin e diferencuar të mbetjeve në Sharrë. Shoqëria konçesionare sqaron për publikun se prej disa vitesh tashmë kryen çdo ditë, rregullisht, procesin e diferencimit të mbetjeve që trajtohen në Sharrë. Kapaciteti i këtij trajtimi është 650 ton në 24 orë.