Pas 12 orësh, ka përfudnuar me sukses një operacion kërkim-shpëtimi për një turist çek, që kishte mbetur i bllokuar në një zonë shumë të vështirë të Malit të Çikës. Operacioni ka nisur pas marrjes së njoftimit për humbjen, ndërsa përgjatë 12 orëve, Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier, arriti të lokalizojë vendndodhjen e turistit dhe të bashkohej me të.