Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Erzen Breçanin, i arrestuar nga operacioni i SPAK, pasi akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal, i cili u zbulua nga bisedat në aplikacionin “Sky”. I njëjti vendim është marrë dhe për Besmir Muratin, Bujar Ajetin ose Gërmizin dhe Dedan Gjonin.