Çelen aplikimet për fondet e bujqësisë dhe zhvillimin rural. Fermerët mund të aplikojnë për të përfituar nga subvencionet duke filluar nga data 14 prill deri në 30 maj. Aplikimi kryhet online në portalin qeveritar e-Albania, ku mund të dërgojnë dokumentacionin përkatës: fermerët individual, grupet e fermerëve, personat fizikë apo personat juridik, gjithmonë duke qënë të pajisur me NIPT me status aktiv.