Punonjësit e Kadastrës së Vlorës kundërshtuan këtë të martë vendimin e zhvendosjes së këtij institucioni drejt Trianës. Ata thanë se nuk mund të spostohen drejt kryeqytetit për të ushtruar detyrën për shkak të kushteve familjare. Kundër këtij vendimi ka dalë dhe nëndrejtori I Kadastrës, Sokol Shehaj I cili është pezulluar nga detyra për shkak se ka mbështetur punonjësit, të cilët e pritën këtë të martë me duartrokitje drejtuesin e tyre. Ndërsa nuk I kursuen as lotët.