Disa qindra vetë janë arrestuar përsëri në Turqi nën akuzën se janë të lidhur me lëvizjen Gylen dhe se janë përfshirë në grushtin e dështuar ushtarak në vitin 2016. Policia turke ka nisur një operacion në shkallë të gjerë e nga sa raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, dy ditët e fundit në 22 provincat turke kanë përfunduar në pranga më shumë se 400 kundërshtarë të qeverisë. Bastisjet policore u përqëndruan në metropolet e Stambollit, Ankarasë dhe Izmirit dhe të provincës Qendrore të Anadollit, Konya.