Top News – Mbështetësi më i flaktë i Ukrainës / Vdes papritur senatori amerikan Lindsey Graham
12/07/2026 11:16

Senatori amerikan, Lindsey Graham, një nga zërat më me ndikim në Partinë Republikane në politikën e jashtme, u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare të shtunën. Graham njihej si një nga mbështetësit më të fuqishëm të Ukrainës në Uashington. Zyra e tij tha se ai vdiq pas “një sëmundjeje të shkurtër dhe të papritur”. Republikani nga Karolina e Jugut shërbeu për mbi dy dekada në Senatin amerikan, ku ndërtoi reputacionin e një mbështetësi të zëshëm të një roli më aktiv dhe vendimtar të Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare. Gjatë pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, që nisi në shkurt të vitit 2022, Graham u shndërrua në një nga aleatët më të afërt të Kievit në Uashington, duke u bërë presion administratave të njëpasnjëshme amerikane që të ofronin më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, të ashpërsonin sanksionet ndaj Moskës dhe të mbanin presionin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Graham sapo ishte kthyer në SHBA nga Kievi, ku ishte takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, më të premten. Një nga anëtarët kryesor të stafit të Grahamit tha për NBC Neës se nuk kishte pasur shenja se senatori nuk ndihej mirë para se të vdiste. Ai po ashtu ishte parashikuar të merrte pjesë në emisionin Meet The Press të NBC Neës të dielën.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55