Disa protestues të organizuar nga OMONIA janë mbledhur këtë të hënë para Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), në mbështetje të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Beleri akuzohet për blerjen e votave gjatë zgjedhjeve lokale për bashkinë e Himarës. Në seancën e kësaj të hëne, kryebashkiaku i votuar kërkon të betohet për marrjen e mandatit, një kërkesë që gjykata e larta ia kaloi për kompetencë gjykatës së posaçme. Protestuesit kërkojnë që Beleri të kryejë betimin si kryebashkiak i Himarës.