Kandidati për kreun e Partisë Demokratike zyrtare, Gjergj Hani, në konferencën e tij të parë për mediet, pranoi mbështetjen e tij për Lulzim Bashën, por pavarësisht kësaj ka disa kritika ndaj tij, të cilat e kanë shtyrë të garojë me të. Hani iu përgjigj i irrituar pyetjes së gazetarëve, se përse ka kandiduar, kur në rrjetet e tij sociale, publikon mbështetjen për Bashën.