Parlamenti Evropian ka mirëpritur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ka vënë disa kushte. Në një raport, eurodeputetët nënvizojnë faktin se ritmi i procesit të anëtarësimit do të varet nga avancimi në fushën e sundimit të ligjit si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.