Top News – Mbërrin ‘Vorbulla’ e frikshme Polare / Stuhi e madhe bore dhe acar, ’ngrin’ SHBA
06/01/2025 11:22

Një stuhi e madhe e borës, akullit, erërave dhe ulja e temperaturave në Shtetet e Bashkuara ka krijuar kushte të rrezikshme udhëtimi në shtetet qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara e deri në Bregun Lindor, duke detyruar autoritetet që të mbyllin shkolla dhe zyra qeveritare në disa shtete. Bora dhe akulli kanë mbuluar rrugët kryesore në mbarë Kansasin, perëndimin e Nebraskës dhe pjesë të Indianas, ku Garda Kombëtare ka aktivizuar ekipet për të ndihmuar rreth kësaj situate. Pritet që në këto shtete të bjerë të paktën 20 centimetra dëborë, teksa erërat pritet të arrijnë deri në 72 kilometra në orë. Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit ka lëshuar paralajmërime për stuhi dëbore nga Kansasi dhe Misuri e deri në Nju Xhersi. Nga ky shërbim thanë se ka mundësi që të ketë reshje më të mëdha që janë regjistruar në një dekadë. Vorbulla polare e ajrit ultra të ftohtë zakonisht rrotullohet rreth Polit të Veriut. Banorët në SHBA, Evropë dhe Azi përjetojnë të ftohtin e saj intensiv kur rrymat e ajrit zhvendosen drejt jugut. Studimet kanë treguar se ngrohja e shpejt e Arktikut pjesërisht është fajtore për intensifikimin e vorbullës polare që po zgjeron ndikimin e saj. Gjatë ditës pritet që edhe në pjesë të tjera të vazhdojë mbyllja e shkollave për shkak të motit. Në Marilend është shpallur gjendje e jashtëzakonshme një ditë më parë dhe përveç shkollave, atje është mbyllur edhe qeveria shtetërore. Autoritetet në Kentaki po ashtu kanë vendosur këtë masë.

Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42