Të paktën 11 persona, mes të cilëve tetë fëmijë, kanë humbur jetën pasi shirat bënë që një ndërtesë e banuar të shembej në Mumbai. Autoritetet e qytetit konfirmuan se shtatë banorë të tjerë u lënduan në incidentin e regjistruar të mërkurën ndërsa operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë edhe për shumë të tjerë që konsiderohen të humbur.