Një 36 vjecar u vendos në pranga pasi u konstatua nga efektivët e Kurbinit që ai mbante një armë zjarri që rezultoi pa leje. Ermal Lloshi banues në Mamurras u kap nga policia pas informacioneve që kishin siguruar uniformat blu se ky person mbante armë pa leje në banesën e tij. Në kuadër të operacionit të koduar Information, shërbimet ushtruan kontrolle në banesën e 36 vjecarit aty ku gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit automatike, së bashku me 1 krehër me fishekë dhe municion luftarak.