Top News – Mbanin 62 mijë fuçi naftë / Çisternat ruse u ndanë në dysh në ngushticën e Kerchit
16/12/2024 11:57

Dy cisternat ruse që derdhën naftë në ngushticën e Kerçit pasi u dëmtuan rëndë gjatë një stuhie të fuqishme të dielën, mbanin 62 mijë fuci naftë dhe produkte të naftës, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS. Se sa nga karburanti që ato mbanin në bord ka rrjedhur, është ende duke u vlerësuar tha TASS. Agjencia shtoi se Volgoneft 212 mbante afërsisht 4,900 ton naftë në kohën e incidentit dhe Volgoneft 239, 4,300 ton. Ministria ruse e emergjencave tha të hënën se të 14 anëtarët e ekuipazhit nga Volgoneft 239 ishin shpëtuar. Anija u nda në dysh 80 metra larg bregut pranë portit të Tamanit. Ngushtica e Kerçit, e cila ndan Rusinë kontinentale nga Krimea e aneksuar nga Moska, është një rrugë kryesore për eksportet e drithërave ruse dhe produkteve të karburantit. Derdhja e karburantit në det ka potencialin të shndërrohet në një nga fatkeqësitë më të mëdha mjedisore që ka prekur rajonin vitet e fundit. Të dielën, një anëtar i ekuipazhit humbi jetën pasi Volgoneft 212 u nda në gjysmë. Njëmbëdhjetë të tjerë u dërguan në një spital lokal. Presidenti Vladimir Putin urdhëroi të dielën qeverinë të ngrejë një grup pune për t'u marrë me operacionin e shpëtimit dhe për të zbutur ndikimin e derdhjes, cituan agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54