Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu emëroi Valery Gerasimovin, shefin të Shtabit të Përgjithshëm, si mbikëqyrës special i “fushatës ushtarake në Ukrainë”. 67-vjeçari ishte emëruar shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe zëvendësministër i Mbrojtjes nga Putini më 9 nëntor të 2012, tre ditë pasi aleati i Putinit, Sergei Shoigu, u emërua ministër i Mbrojtjes. Secili prej tyre, Putini Shoigu dhe Gerasimovi posedojnë nga një valixhe bërthamore, në rast të një urdhri për sulm masiv.