Top News/ Mban koka të mëdha bërthamore…Çfarë testoi një ditë më parë Koreja e Veriut?
19/09/2024 11:41

Koreja e Veriut tha se ka testuar një raketë balistike, që pretendon se është e aftë të bartë koka bërthamore “shumë të mëdha”. Sipas medias shtetërore, Pheniani ka testuar po ashtu një raketë lundruese. Udhëheqësi Kim Jong Un ka përcjellë nga afër testimin e “llojit të ri të raketës balistike, Hëasongpho-11-Da-4.5, dhe të një rakete të përmirësuar lundruese”. Gjatë këtij viti, Koreja e Veriut ka kryer një sërë testimesh të armëve. Këto testime, sipas ekspertëve, mund të jenë të lidhura me furnizimin e supozuar me armë që Pheniani dërgon në Rusi, me qëllim që Moska t’i përdorë në luftën kundër Ukrainës. “Lloji i ri i raketës taktike balistike është pajisur me një kokë bërthamore konvencionale, super të madhe, me peshë prej 4.5 tonësh”, raportoi agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA. Veriu “po ashtu kreu testimin e një rakete strategjike lundruese, performancat e së cilës janë përmirësuar shumë në mënyrë që ajo të përdoret për luftë”, tha KCNA-ja. Ushtria e Koresë së Jugut ka thënë se Veriu ka testuar një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi, e cial fluturoi rreth 400 kilometra në lindje të Gadishullit Korean. Testimi “synonte verifikimin e saktësisë së goditjes në rreze të mesme prej 320 kilometrash me pajisje të fuqishme shpërthyese dhe me një kokë bërthamore shumë të madhe”, tha KCNA-ja. Kim tha se testime të tilla janë të nevojshme për “gjendjen e sigurisë” së shtetit të tij. “Situata ushtarake dhe politike në rajon... është tregues se puna në forcimin e kapaciteteve ushtarake për vetëmbrojtje duhet të jetë çështja kryesore”, tha ai, sipas KCNA-së. Së fundi, Koreja e Veriut kanë forcuar raportet e tyre. Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi një vizitë në Veri në qershor dhe së bashku me Kimin nënshkruan një marrëveshje dypalëshe të mbrojtjes.

Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07
Top Channel/Raketat ruse, Varshava në alarm:“Ranë pranë zonës ku NATO po mbante stërvitje ushtarake!
21/11 12:05
Top Channel/ Kanabisi, studimi i ri: Probleme mendore, sidomos te gratë dhe të rinjtë!
21/11 12:04
Top Channel/ Japonia provon taksinë ajrore/ Një pasagjer fluturon pa pilot në bord
21/11 11:39
Top Channel/ Britania drejt BE-së pas një dekade, marrëveshja e re ndez debatet për rikthimin
20/11 23:20
Top Channel/ BE-Angli, marrëveshje e re! Londra dhe Brukseli afrohen sërish
20/11 23:11
Top Channel/ Trump: Irani po ndikon te nafta! Putin dhe Zelensky nuk kanë më “busull”
20/11 23:00
Top News- Tre marrëveshje mes Britanisë dhe BE/ Ujdi për ushqimet dhe lëvizshëmrinë e të rinjve
20/11 21:18
Top News- Rriten tensionet në Europë/ Estonia do të mbyllë kufirin rrugor me Rusinë
20/11 20:45