Top News/ Mban avionët spiunë të NATO-s / Alarm në bazën ajrore në Gjermani, kërcënim i mundshëm
23/08/2024 11:36

Baza ajrore e NATO-s në qytetin gjerman Geilenkirchen rriti nivelin e sigurisë “bazuar në informacione zbulimi që tregojnë për një kërcënim të mundshëm”, bënë të ditur të enjten në mbrëmje zyrtarë të saj. “Si masë paraprake, i gjithë personeli thelbësor, por që nuk është me mision është larguar nga baza”, thuhej në njoftimin e publikuar në platformën e mediave sociale X, por pa dhënë më shumë detaje. "Siguria e personelit është prioriteti ynë kryesor. Operacionet vazhdojnë sipas planit", shtohej më tej në deklaratë. Një zëdhënës i bazës së NATO-s në Geilenkirchen tha se nuk kishte më shumë informacion sesa ai që ishte publikuar në postim. Kjo është hera e dytë që baza ku ndodhet flota e avionëve vëzhgues 'AËACS' të NATO-s, rrit nivelin e sigurisë, që pas një incidenti javën e kaluar, kur një bazë ushtarake në Këln që ndodhet aty pranë, u mbyll përkohësisht ndërsa autoritetet po hetonin rreth dyshimeve për një sabotim të mundshëm në furnizimin me ujë të saj. Në të njëjtën ditë, baza në Geilenkirchen njoftoi gjithashtu për një incident, një tentativë për t'u futur brenda territorit të saj, çka nxiti dhe zbrazjen e plotë të mjediseve. Në lidhje me dyshimet për sabotazh në bazën e Këlnit, ushtria gjermane tha më vonë, se provat e kryera treguan se uji nuk ishte i ndotur. NATO ka paralajmëruar në të kaluarën për një fushatë aktivitetesh keqdashëse të organizuara nga Rusia, përfshirë aktet e sabotazhit dhe sulmet kibernetike. Rusia ka akuzuar rregullisht NATO-n se po kërcënon sigurinë e saj. Në qershor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se sulmet e fundit ishin rezultat i inteligjencës ruse e cila po bëhej gjithnjë e më aktive. Disa incidente në vitet e fundit në territorin e NATO-s janë trajtuar si të dyshimta nga ekspertët, mes tyre prerja në vitin 2022, e një kablloje jetike nënujore, që lidhte arkipelagun e Svalbardin me Norvegjinë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55