Top News – Mban armën që shkakton cunami e fshin qytete / Nëndetësja e re e Putinit lëshohet në det
24/08/2026 15:14

Nëndetësja më e re e Vladimir Putinit, e cila është projektuar për të mbajtur torpedo bërthamore të afta për të shkaktuar një cunami, është lëshuar në det për herë të parë. Kremlini dërgoi nëndetësen bërthamore Khabarovsk për prova detare në Detin e Bardhë, pa shumë bujë javën e kaluar. Nëndetësja 10,000 tonëshe është projektuar për të mbajtur deri në gjashtë torpedo bërthamore Poseidon përveç raketave të saj të zakonshme kundër anijeve dhe atyre për sulme në tokë. Raketat Poseidon thuhet se kanë një rreze veprimi prej më shumë se 10 mijë kilometrash dhe mund të zhyten deri në 1 mijë metra. Në teori, thonë analistët, një shpërthim nënujor i krijuar nga Poseidon mund të shkaktojë një valë masive radioaktive në thellësi, duke dërguar dallgë të mëdha cunami që mund të shkatërrojnë qytete. Ditët e fundit, propagandistët e Kremlinit i kanë bërë thirrje Putinit që të lëshojë raketën potencialisht vdekjeprurëse drejt Britanisë së Madhe si hakmarrje për vendimin e Londrës për të furnizuar Ukrainën me dronë që janë përdorur për të goditur territorin rus. Vladimir Solovyov, një prezantues në televizionin shtetëror, tha: "Jepuni britanikëve tre ditë kohë që të mësojnë të marrin frymë nën ujë, pastaj goditini me Poseidon". Kur Putin konfirmoi një provë të Poseidon në fillim të këtij viti, ai tha se Rusia e kishte lëshuar atë nga një nëndetëse dhe më pas kishte aktivizuar reaktorin që e furnizon me energji. "Nuk ka asgjë të krahasueshme me të", i tha ai një grupi zyrtarësh ushtarakë vitin e kaluar. "Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar atë".

Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16