Presidenti amerikan Donald Trump, tha të dielën se i kishte kërkuar kryeministrit kanadez, Mark Carney, që Kanadaja të bënte më shumë në kontrollin e zjarreve të Ontarios, tymi i të cilave ka prekur disa shtete amerikane. Një ditë pasi kërcënoi të vendoste tarifa shtesë për mallrat kanadeze për të ndëshkuar Kanadanë për tymin e zjarreve, Trump tha se foli me Carney-n në finalen e Kupës së Botës, ku të dy morën pjesë të dielën.