Për gati gjashtë orë, në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca paraprake ndaj 10 personave të marrë të pandehur për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Nëntë nga 10 të akuzuarit kërkuan nga gjykata pushimin e çështjes me arsyetimin se çështja është gjykuar një herë në Gjykatën e Elbasanit, si dhe janë tejkaluar afatet ligjore të parashkrimit.