Po mbahet një protestë tjetër për 14 vjeçarin Martin Cani, i cili humbi jetën pranë shkollës ‘Fan Noli’ pas një konflikti që pati me një bashkëmoshatar. Prindër të kësaj shkolle u grumbulluan sërish këtë të hënë së bashku me disa përfaqësues të shoqërisë civile dhe kanë listuar disa nga kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.