Irani ka mbajtur ceremoninë mortore për Udhëheqësin e ndjerë Suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Mijëra qytetarë, shumica të veshur me të zeza, u mblodhën në Mosallën e Madhe të Imam Khomeinit në Teheran për t’i dhënë lamtumirën figurës më të lartë të Republikës Islamike. Xhamia u hap për publikun për ceremoninë e homazheve, ndërsa autoritetet iraniane zhvilluan procesione mortore edhe në qytete të tjera të Iranit, si dhe në Irak, gjatë ditëve në vijim. Pamjet e publikuara nga mediat shtetërore tregojnë turma të mëdha njerëzish që kanë mbërritur në kompleks që prej mbrëmjes së së premtes.