Këtë të premte maturantët iu nënshtruan provimit të tretë të Maturës Shtetërore. Mbi 33 mijë maturantë testohen në lëndën e matematikës. Provimi nisi në orën 10 të mëngjesit dhe përfundoi në orën 12:30/ Por më pak se një orë që prej fillimit të provimit, në internet u shpërnda dhe një nga tezat e provimit. Teza A e plotë mund të gjendet kudo dhe duket se fotografitë I ka bërë një maturant që dhe ka plotësuar disa nga përgjigjet.