Partia Demokratike nëpërmjet deputetes Ina Zhupa, i është bashkuar shqetësimit të maturantëve lidhur me tezën e provimit të biologjisë dhe jo vetëm. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Zhuba bën me dije se kjo që ndodhi ishte paralajmëruar nga PD dhe i ishte kërkuar ministres që të kishte teste pilot, për shkak të situatës së gjimnazistëve, si pasojë e pandemisë.