Një metodë e Eurostat që po përdoret për matjen e inflacionit në vendin tonë tregoi se çmimet po rriten me ritme shumë më të larta në qershor, se sa matjet e brendshme nga INSTAT. Sipas treguesit nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit metoda e BE për matjen e rritjes së çmimeve, në muajin qershor, inflacioni u rrit me 5.8%, por matjet e INSTAT referuan në të njëjtin muaj rritje me 4,5%.