Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në masën e arrestit me burg Argys Kalasin, 35-vjeçarin e arrestuar dy ditë më parë për grabitjen e Paskuqanit. Burimet për Top News bëjnë me dije se para gjykatës, ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. “Maskat i kam qejf dhe i përdor për Halloween, pasi festoja i hidhja poshtë. Kjo mund të jetë një nga ato maskat”-mësohet të ketë deklaruar 35-vjeçari. Ndërkohë i dyshuari ka mohuar të tregojë se kush ishte bashkëpunëtori i grabitjes së 5 gushtit, ku nën kërcënimin e kallashnikovit u morën rreth 2 kg flori në Paskuqan. Argys Kalasi, 23 vjeç nga Laçi, ishte identifikuar prej ditësh nga komisariati numër 5 dhe blutë e Tiranës, ndërsa u kap gjatë natës së të hënës, në tentativë për tu larguar nga Shqipëria në Qafë Thanë.