Masive të mëdha gurësh bien nga faqja e malit përgjatë aksit rrugor nacional Elbasan-Librazhd. Në vendin e quajtur Murrash. Masive të mëdha gurësh bien në rrugë, pikërisht në vendin ku dhe ka ndodhur aksidenti me dy viktima deri më tani, edhe pse po kërkohet për persona të tjera, pasi dyshohet se në lumë ka mbetur edhe një tjetër person. Policia po orienton drejtuesit e mjeteve, por kjo zonë konsiderohet si mjaft e rrezikshme.