Tre persona u arrestuan nga Policia e Vlorës në kuadër të operacionit ‘Notification’, me akuzën e zhvatjes përmes mashtrimit të një shtetasi në Himarë. Grupi kishte ngritur një skemë të mirëfilltë dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin u paraqiteshin bizneseve të ndryshme në këtë qytet si zyrtarë të lartë ku pasi vendosnin kontakte përmes platformës së komunikimit Signal u kërkonin para në këmbim të favoreve, që pas marrjes së ryshfetit nuk kryeheshin. Pikërisht në një rast të tillë ata akuzohen se i kanë marrë një biznesi që ushtronte aktivitetin në fushën e turizmit 8 mijë euro. Ka qenë biznesmeni në fjalë që ka denoncuar rastin në policinë e shtetit.